Materjale

Fondi grant për konkurrueshmërinë

Fondi i konkurrueshmërisë ka për qëllim të mbështesë dhe të përmirësojë kapacitetet e SME-ve shqiptare në mënyrë që ato të jenë në gjendje t’u përgjigjen kërkesave të tregut ndërkombëtar, si dhe të rrisin punësimin. Ky fond financohet nga buxheti i shtetit dhe është krijuar që në vitin 2007 sipas VKM përkatëse për periudha trevjeçare. Tashmë vepron sipas VKM Nr. 24, datë. 20.01.2016 për “Krijimin e Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë”. 

Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë ka parashikuar një buxhet prej 28,000,000 lekë për çdo vit (rreth 228,000 Euro/ vit), për të financuar një Skemë Granti për Ndarje të Kostove në ndihmë të SME-ve dhe përpjekjeve të tyre për të konkurruar në tregun e huaj. Objektivi i kësaj iniciative është të ndihmojë kompanitë shqiptare të depërtojnë me eksportet e tyre në tregjet e huaja, duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitete që do të ndihmojnë në zbatimin e planit të tyre të marketingut për eksport. Ndërmarrjet që do të ndihmohen me anë të këtij fondi janë, ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme me fokus

në eksporte.
Fushat kryesore që mbulon fondi janë prodhimi dhe shërbimi, më konkretisht:
– Sektori i industrisë së përpunimit aktiv (fasonet);

– Sektori i industrisë së lehtë;

– Sektori i agropërpunimit;

– Sektori i kërkimit dhe zhvillimit.

Për më shumë informacion shikoni linkun: http://aida.gov.al/fondi-i-konkurrueshmerise/