Materjale

Fondi grant për inovacionin

Qëllimi i fondit të inovacionit është t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për SME-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji, për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, të ndihmojë dhe lehtësojë promovimin dhe licencimin apo patentimin e inovacioneve të SME-ve duke bërë të mundur që SME-të përfituese të arrijnë më shumë nga sa ato do të mund të arrinin vetëm me mjetet e tyre. 

Fondi i inovacionit financohet nga buxheti i shtetit dhe është krijuar që në vitin 2012. Fondi u jep ndihmë në formë granti të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Skema mbulon 50% të kostove të pranuara dhe deri në 400,000 lekë për një projekt, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast, ndërmarrja shqiptare).

Pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në përfundim të tij, kundrejt faturës/faturave e cila/të cilat vërteton/vërtetojnë shpenzimet e kryera të cilat do të dorëzohen në përfundim të projektit.

Në një vit, mund të asistohet 1 projekt për çdo ndërmarrje.

Për më shumë informacion shikoni linkun: http://aida.gov.al/fondi-i-inovacionit/