E-Platform

E-Platform

Të mësuarit për sipërmarrjen

Slogani: "Sipërmarrësit e nesërm janë në shkollë sot".

Bashkimi Europian (BE) ka publikuar në gusht 2018 “Kompetenca e Sipërmarrjes në Veprim” “EntreComp in Action” i cili është një udhëzues për ata individë dhe organizata që duan të përdorin Kornizën e Kompetencave të Sipërmarrjes EntreComp, për të nxitur të mësuarit për sipërmarrjen. Ai ilustron gjerë e gjatë potencialin për të përdorur EntreComp për të përmbushur qëllime të ndryshme dhe synon të frymëzojë më shumë aktorë në të gjithë Evropën dhe më gjerë për ta përdorur atë si referencë.

BE-ja ka zgjeruar konceptin e kompetencës tashmë nga një prej 8 kompetencave e të mësuarit në një kompetencë gjithëpërfshirëse, pra në “Kompetenca e Sipërmarrjes në Veprim” (EntreComp in Action).

EntreComp përbëhet nga 3 shtylla të mëdha dhe nga 15 kompetenca që janë njësoj të rëndësishme. Pra tani flitet për një qytetar sipërmarrës. BE-ja nëpërmjet Kompetenës Europiane të Sipërmarrjes sygjeron që: Europa të shkojë drejt një shoqërie sipërmarrëse 

Për më shumë kliko këtu.

Një eksperiencë pozitive në këtë drejtim ka dhënë Qendra e të Mësuarit për Sipërmarrjen e Europës Jug-Lindore (SEECEL) ne Kroaci, e cila ishte një qendër studimore rajonale për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Për më shumë kliko ketu.