Fondi grant për “start-up” nga Bashkia Tiranë
Qëllimi i Fondit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë në Tiranë, të cilat janë të afta që të mbijetojnë në një treg konkurrues.
Financohet nga burime publike dhe krahas mbështetjes me grante, projekti ofron trajnim për aftësitë në biznes, si dhe kualifikime profesionale. Marrin pjesë të rinj të moshës 18-35 vjeç që kanë një ide biznesi apo kanë një biznes ekzistues të vogël dhe kërkojnë një mbështetje financiare për zgjerimin e tij, brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorë si: biznese rurale; turizmi; teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK); industria tekstile; shërbimet; artizanati.
Projekti është ndarë në tri faza:
Faza e parë: Kandidatët e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit.
Faza e Dytë: Aplikantët me idetë më të mira të biznesit marrin pjesë në trajnim (10 gjysma ditësh pune) për aftësi të përgjithshme biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit dhe vetëm atëherë dorëzojnë planet e tyre të biznesit.
Planet e biznesit do të jenë një version më i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen me grant.
Faza e tretë: Fituesit e përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit do të firmosin një kontratë 18- mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.
Për më shumë informacion shikoni linkun: https://tirana.al/artikull/njoftim-publik