Artizanati
DISA NGA EMRAT E GRAVE ARTIZANE- MENTORE TE SHOQATES SONE:
ARTENCA KRUJA-SHKODER
BIOGRAFI Lindur në Shkodër më 08.07.1943 në një familje qytetare me tradita të hershme për punimet artizanale. Në shtëpinë e saj në Parruce, çardaku i madh ishtë gjithnjë një punishte e vogel. Gjergjefet me katër këmbë ishin përhere të pranishem. Modelet dhe dizenjot beheshin çdo ditë aty. Llojet e ndryshme të punëve, teknikat e mrekullueshme, nxirrnin në pah madheshtinë, elegancen, finesën e punimeve, me fijet e argjenda, të mëndafshta, harmonizoheshin nga duart e nënës se saj të dashur Hyrije. Paja e nuserise që zinte qoshen e cardakut manifestontë shpirtin artistik të gruas shkodranë. Artenca ka marre pjesë në shumë panaire vendase dhe jashte Shqiperisë si në: Frankfurt, Bari, Sofje, Plovdiv, Stamboll, Selanik, Budva, Sarajeve, Los Anxhelos etj. Një shumellojshmëri motivesh, të punuara me zell dhe të stiluara dhe të përshtatura ështe puna e saj e perditshme. Artenca angazhohet edhe në shume projekte dhe eshte aktive në shume shoqata me fokus interesi artizanal dhe intelektual. Emisione të tera televizive dhe radiofonike jane zhvilluar me pjesemarrjen e saj dhe pervojen e çmuar të Artences në fushen e traditave dhe mbrojtjen e gruas shkodrane në shume fusha emancipuese te tyre. Në shgpaz eshte nder anetaret me te vjetra qe në vitin 1992.
PUNIMET E ARTENCES: Bluza me motive popullore nga materiali: Mendafsh dhe pambuk cilesor te pershtatura me produktet e tezgjahutdhe me teknika te vecanta si : teknike azhuri, mbushje dhe yrme; Canta te ndryshme nga materiali: Lino (materiali riciklues) me motive popullore psh. vegla popullore , muzikore shqiptare si :ciftelia, lahutaetj; Me pamje nga qyteti i Shkodres;kulla e Inglizit- me nje histori interesante;Ura e Mesit;Kalaja;Canta me portretin e gruas "DEA"-skulptura qe gjinden ne muzete e Europes.; Veshje festive per gota nga materiali : Pambuk, me motive nga rizate e vjetra.Punuar ne tezgjah,pjesa tjeter punuar me dore; Mbulesa; Shalle etj. Te gjitha te punuara me dore dhe shume finese.
NEBIJE QOTAJ- ZOGAJ
BIOGRAFI - Lindur më 16.10.1962 në lagjen Zogaj të rrethit Shkodër, aty ku dhe sot e kesaj dite ushtron aktivitetin e saj si profesionistë në fushën e endjes se qilimave. Është e martuar me 2 femijë. Pas përfundimit të shkolles se mesme, në pamundësi të kushteve të vështira ekonomike për të vazhduar shkollen e lartë, i lindi ideja dhe nëvoja për zgjidhjen e problemeve të jetesës.Dhe zgjedhja më e mirë ishte vazhdimi i traditës së endjes së qilimave, nisur dhe nga përvoja që kishte në këtë profesion. Në vitin 1996 filloi të punojë në ketë fushë duke e përfeksionuar dhe duke e zgjeruar aktivitetin e saj gjatë viteve në vazhdim. Ka marre pjesë në panaire të ndryshme që nga viti 1998, si dhe ka krijuar kontakte të vazhdueshme me shoqata të ndryshme. Gjithashtu ka kryer trajnime si në fushën profesionale, ashtu dhe në fushën e biznesit. Është shumë e rëndësishmë ruajtja e kesaj tradite në zonën tonë- thekson Nebija -pasi është e vetmja mundësi e mirë punësimi për gratë dhe vajzat e reja, të cilat me këtë zanat e kanë përmirësuar cilesinë e jetëses të familjeve të tyre në Zogaj. Nebija ka të punësuar 15 veta dhe porositë për produktet e saj i merr direkt nga klientët ose me internet. Është anëtare e Shoqatës kombetare të Grave Profesioniste Afariste & Zejtare prej 13 vjetësh.
PUNIMET E NEBIJES: Valence-Materiali: Lesh deleje; Qilim-Materiali: Lesh deleje; Canta-Materiali:Akrilik; Shalla etj- te gjitha punimet mund te behen sipas porosive, mund te jene me motive popullore dhe moderne, te thjeshta etj.
ZINE EJLLI - JUBAN
BIOGRAFI - Lindur më 07.09.1961, në fshatin Juban, kumuna Guri i Zi, Shkodër. E martuar me 3 fëmijë. Ka përfunduar arsimin e mesëm; ne mjeshtrinë e saj në vegjë punon rreth 20 vite; ajo është e perkushtuar në modelet dhe copat që nxjerr nga tezgjahu i saj. Ketë punë e ka të trashëguar brez pas brezi nga gjyshja deri tek nëna. Modelet e saj mbështeten gjithmonë në dizajnet e traditës popullore të Zadrimës dhe të zonës së Shkodrës. Ka të punësuar 6 punëtore. Është anëtare e Shoqatës kombetare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare prej 5 vjetësh. Ka marre pjesë në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet SHGPAZ-se duke u certifikuar dhe marre çmime vleresuese. Pjesëmarrja në panaire e ka ndihmuar në përmirësimin e cilesise se prodhim, gjetje tregjesh dhe nënshkrim kontratash.
PUNIMET E ZINES: Punimet e prodhuara prej saj janë kryesisht veshje kombëtare, mbulesa krevati, peceta duarsh, çentro dhe mbulesa tavolinash, përparëse, breza beli, shalla, riza, çanta etj. Materialet e mbulesave jane: Pambuk dhe lino te punuara ne tezgjah; Shallet jane prej mendafshi dhe pambuku, gjithashtu te punuara ne tezgjah dhe me shume delikatese;Kuadratet ose mbulesat jane te endura dhe te mbuluara me Mendafsh.
MELIHA ZYBERI - VAU I DEJES
BIOGRAFI - Lindi me 6 Maj 1966, në Mjedë-Shkodër. E martuar dhe me 2 femijë. Ka kryer kryer arsimin e mesëm në vendin e lindjes. Kursin 2- mujor si qëndistare e ka kryer tek „mësuesja“ e saj Servete Agia dhe pas kursit filloi të punojë si qëndistare në vitin 2003. Në fillim ka nisur të bëjë gjera të vogla derisa në 2004 bleu një makinë qëpëse me kompjutër dhe më pas mori edhe një dyqan në Laç të Vaut të Dejës në të cilin punon dhe ekspozon punët e larmishme të saj. Bën të gjitha llojet e punimeve me qëndisje dhe porositë i merr nëpërmjet klientëve të saj ose edhe me internet ne rrjetin e saj social FB. Lëndën e parë e merr në Tiranë dhe punimi më karakteristik i Melihase është jorgani i punuar me dorë i përmasave të ndryshme sipas kërkesave të klientëve. Aktualisht ka 2 vajza të punësuara. Pjesëmarrja në Panaire brenda dhe jashtë vendit e ka mundesuar te promovojë produktet e bukra dhe shumëngjyrëshe, duke nxitur gjetjen e tregjeve dhe të klientëve grosistë. Melihaja është anëtare e Shoqatës kombëtare te Grave Profesioniste, Afariste dhe zejtare prej 3 vjetësh.
PUNIMET E MELIHASE: Jorgane;Carcaf;Mbulesa per krevate dhe tavolina; Carcafet jane prej materiali: Pupulin, te qendisura ne dore; Mbulesat e tavolinave jane nga materiali: Lino, te punuara me dore. Te gjitha punohen sipas kerkesave te klienteve dhe punohen me shume delikatese e dashuri.
ROZA NDOCI - GURI I ZI
BIOGRAFI - E martuar me 2 fëmijë. Ka 20 vite që merret me punime tezgjahu dhe punime artizanale. Tezgjahun e ka trashëguar nga gjyshja e saj që kur ka qënë e vogel. Pas përfundimit të shkolles se mesme ROZA ka filluar të punojë në tezgjah rreth vitit 1992 dhe ruan me fanatizem traditën 3-shekullore mjedisore për të gjithe proceset e prodhimit të pëlhurës, që nga endja deri tëk paketimi. Punimet e ndryshme në tezgjah të Rozes si: mbulesa tavoline, riza, perde, çarçafë, shalla, çentro, përparese, çanta, breza etj. janë gjitha të pëlqyera dhe të shitura menjëherë. Ajo ka 6 të punësuara duke pasur nje menaxher shumë të mire të birin e saj, i cili e shoqëron në çdo panair. Lëndën e parë e blen në Shqipëri. Vitet e fundit ka pasur rritje të porosive nga klientët jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.Ka marre pjesë në shumë panaire artizanale brenda dhe jashtë vendit duke promovuar produktet e saj dhe duke iu përshtatur kërkesave të klientëve. Roza është anëtare e Shoqatës kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe zejtare prej më shumë se 10 vjetësh.
PUNIMET E ROZES: mbulesa krevati, peceta duarsh,veshje kombetare çentro dhe mbulesa tavolinash, përparëse,corape, breza beli, shalla, riza, çanta etj. Mbulesat perbehen nga material: lesh ose pambuk, te punuara ne tezgjah;Shallet jane nga materiali : mendafsh te punuara ne tezgjah dhe me motive te ndryshme popullore; Corapet jane nga materiali i : leshit te deles te punuara me dore dhe me motive te ndryshme. Te gjitha punohen sipas kerkeses se klientit.
Disa emra te tjere te grave artizane te shoqates sone:
SATBER DRISHTI - TIRANE
BIOGRAFI: Satber Drishti ka qene qe ne fillim te demokracise anetare e Dhomes se Tregtise te Tiranes dhe Shkodres, aktiviste dhe anetare e SHGPAZ. Ajo ka qene nje model dhe nje shembull pozitiv per te nxitur grate duke i ndihmuar te krijojne shume dhoma me vepra artizanale dhe nje biznes familjar. Si drejtuese e komitetit artizanal te shoqates ajo gjalleroi grupin prej 50 anetaresh duke i ndihmuar, mbeshtetur dhe dhene pervojen e saj te cmuar ne fushen e cilesise, standarteve dhe menaxhimit. Ajo mban me merite diplomen e ambasadores dhe te mentores sipermarrese se bashku me rrjetin europian.
PUNIMET E SATBERIT: Punime me filigram si vathe, varese , bylyzyk, kuti, vazo, peshtafe tradicionale, unaza si dhe seri kostumesh. Gjithashtu kompania e Satberit prodhon punime duke kombinuar tradicionalen me modernen. KRISTINA NDOCI- Shkoder- Punimet e Kristines: mbulesa, shalle, kostume popullore, punime filigrami si vathe ,varese etj me motive popullore por edhe moderne- te gjitha nga materiale cilesore.
SERVETE AGIA - Vau i Dejes
Punimet e Servetes: carcafe, jorgane, kellef jastekesh,mbulesa krevatesh dhe tavolinash,perparese, te punuara nga materiali pambuk, lino, pupulin. Te gjitha sipas kerkesave te klienteve.
GANIMETE ARTUNDA - Zogaj
Punimete e Ganimetes: qilima,valenca,canta, shalle etj. Materiali: Lesh deleje, Lino etj, te gjitha te punuara me shume mund e finese.
NUSHE DEJA - Vau i Dejes
Punimet e Nushes:Kostume Ppopullore; kukulla me veshje popullore; mbulesa te ndryshme nga materiali: Lino dhe Pmabuk; Shalle prej mendafshi; corape prej leshi , canta te ndryshme etj.
ARDIANA LASKAJ - Fushe Arrez
Punimet e Ardianes: carcafe ,jorgane , mbulesa te qendisura ne dore dhe prej materiali cilesor.
PRANVERA QOTAJ - Zogaj
SEIRA ARTUNDA -Zogaj
TEREZE GEGA- Lezhe
RABIJE SPAHO - Elbasan - Kostume popullore cilesore etj.
DIANA KRONI - Shkoder - Pirografi-piktura, korniza , panorama prej druri te punuara me dore.
TAZE ZEFI - Shkoder
LUCIJE STANI - Shkoder
FLORA TUSHI - Shkoder
DRANDE GJURA - Guri I Zi
DAVIDE MARKU - Juban
LENA DEDA - Juban
LUMTURI RAJKA - Zogaj
GJYLIANA NDOCI - JUBAN
LUMTURIJE BAJA