Fondi grant i ekonomisë kreative
Qëllimi i Fondit të Ekonomisë Kreative është zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Fondi i Ekonomisë Kreative financohet nga buxheti i shtetit dhe është krijuar që në vitin 2012 sipas VKM përkatëse për periudha trevjeçare. Tashmë vepron sipas VKM Nr.15, datë 11.01.2017 “Për krijimin e fondit të Ekonomisë Kreative (Artizanatit)”. Ky fond ka parashikuar një buxhet prej 10,000,000 lekë për çdo vit, për Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e artizanatit.
Projektet që përzgjidhen nga sektori i artizanatit mbulojnë fushat e mëposhtme:
– Zhvillimi i produkteve të reja;
– Blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit;
– Marketingun e produktit;
– Kualifikimin dhe ndërtimin e kapaciteteve manaxheriale të ndërmarrjes aplikuese.
Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërmarrja shqiptare).
Për më shumë informacion shikoni linkun: http://aida.gov.al/fondi-i-ekonomise-kreative/