Materjale

Fondi për Start-up nga Yunus

Yunus Albania filloi veprimtarinë në prill 2012 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe në fillim të vitit 2013 u krijua Fondi Biznesi Social Yunus (YSB) Albania, duke qenë fondi i parë i biznesit social në Ballkan.

“Biznesi Social Yunus - Iniciativat globale” është një përshpejtues social që inkubon dhe financon sipërmarrësit vendas për të gjetur zgjidhje nga poshtë lart. YSB është bashkë-themeluar nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Profesor Muhamed Yunus, me ekipe vendase të sipërmarrësve, kapitalistë sipërmarrës, bankierë dhe konsulentë. Selia e saj është në Gjermani, ka zyra lokale në 7 vende të tjera (përfshirë Shqipërinë) dhe ka aktivitete në shumë vende të tjera. Që nga viti 2011, kjo iniciativë globale ka vendosur mbi 7 milion dollarë për bizneset sociale në vende të ndryshme, duke mbështetur mbi 400 sipërmarrës dhe duke ndikuar pozitivisht në jetën e më shumë se 200,000 personave.

Që nga korriku 2015, pas kërkesës nga partnerë të ndryshëm, YSB Albania është bërë YSB Ballkan, duke zgjeruar aktivitetet e saj dhe duke hapur Programin e Akselerimit dhe mundësi investimi edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Të gjitha këto vende përballen me sfida të konsiderueshme dhe pothuajse të ngjashme sociale, dhe, megjithë përmirësimet në vitet e fundit, kanë ende një ekosistem të pazhvilluar për startup-et dhe akoma më shumë për startup-et biznese sociale. 

Për më shumë informacion shikoni linkun: https://www.balkanimpact.com/