Skema IDEA - Grant. Për aspirantët për sipërmarrës
Skema IDEA mbështet sipërmarrësit aspirantë dhe ekzistues në Shqipëri, në kuadër të implementimit të programit ProSEED, që financohet nga Republika Federale e Gjermanisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ. Shuma totale e buxhetit për vitet 2018-2020 është 440.000 Euro dhe që do të ofrojë deri në 110 grante për sipërmarrësit aspirues dhe bizneset ekzistuese, me një ndarje prej 40% për gratë dhe të paktën 20% për emigrantët e kthyer, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Projekti mundëson mbështetje financiare për fillimin e biznesit përkatësisht në vlerën 4.000 Euro për projekte individuale dhe 7.000 Euro për projekte në grup.
Skema bazohet në një proces konkurrues, gjatë të cilit aspirantët sipërmarrës do të aplikojnë për marrjen e granteve.
Për më shumë informacion shikoni linkun: https://financa.gov.al/440-mije-euro-financim/