Programi Gratë në Biznes
Është një program rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili financohet nga BE, Italia, Luksemburgu, Suedia dhe Fondi Special i Aksionerëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe implementohet nga Bankat Intesa SanPaolo.
Programi ka filluar në vitin 2015 me një vlerë prej 2 mln Euro. Është një kombinim kredi nga banka Intesa SanPaolo dhe konsulencë nga BERZH. Gjatë periudhës 2015-2018 janë mbështetur 68 gra sipërmarrëse dhe është disbursuar i gjithë fondi i parë prej 2 mln Euro, por asnjë sipërmarrëse nuk ka qenë start-up.
Gjatë fundit të vitit 2019 ka filluar faza e dytë e programit me një fond prej 5 mln Euro, i cili do të jetë aktiv deri në vitin 2023.
Banka Intesa San Paolo ka prezantuar 2 paketat, e produkteve dhe e shërbimeve për gratë në biznes, të cilat janë rreth 65% më të lira se ato standarde dhe përfshijnë llogari rrjedhëse, internet banking, pagesat automatike të faturave utilitare, pagesat në mbërritje/ dalje nga bankat e tjera etj., si dhe 2 llojet e kredive për gratë sipërmarrëse:
-Kredi afatshkurtër deri në 50,000 Euro për kapital punues deri në 3 vjet, pjesëmarrja e bankës deri në 100% dhe
-Kredi afatgjatë deri në 500,000 Euro për investime deri në 5 vjet dhe pjesëmarrja e bankës deri në 80%
Periudha “Grace” (ku paguhet vetëm interesi) deri në 24 muaj.
Interesat e kredisë janë rreth 1,5% më të ulta se ato standarde që jep banka.
Kriteret për të përfituar:
- Të jetë regjistruar në QKB;
- Të jetë administratore apo pronare grua;
- Mund të jetë aksionere grua, por që ka një rol të rëndësishëm vendimmarrës;
- Të ketë një xhiro vjetore më të vogël se 50 mln Euro;
- Deri në 249 të punësuar.
Për më shumë: http://www.ebrdwomeninbusiness.com; https://www.intesasanpaolobank.al