Materjale

Projekti IDEA

Projekti IDEA (Innovative Development for Entrepreneurs in Albania) zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Projeki IDEA u mundësohet të rinjve nga mosha 19 deri në moshën 34 vjeç.

Sfida IDEA ofron mundësi për rreth 1000 nisma të bizneseve inovative për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë për biznes, t’i ndihmojë të zhvillojnë një numër karakteristikash të domosdoshme për gjenerimin e ideve dhe në përfundim një plan biznesi bindës. Sfida IDEA kombinon trajnimin për zhvillim biznesi, këshillimin dhe mentorimin. Metodologjia CEFE do të përdoret për të përmirësuar shërbimet e zhvillimit të biznesit në Shqipëri. CEFE është një metodologji trajnimi me pjesëmarrje shumë aktive dhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 70 vende në mbarë botën. Ajo përfshin përvojë teorike dhe praktike për të mbështetur zhvillimin e ideve dhe planeve të qëndrueshme të biznesit.

Me kombinimin e Trajnimeve për Zhvillim Biznesi, bashkë me këshillim dhe mentorim, “Sfida IDEA” është dizenjuar si një konkurs në katër faza dhe në çdo fazë identifikohen pjesëmarrësit më të suksesshëm.

Për më tepër mbi projektin IDEA mund të shikoni linkun: http://idea.cefe.net/ 

Ky projekt është i lidhur ngushtë me skema IDEA.