Buletinët Informativë 2019

SHGPAZ ka shpresë. Standardet krijojnë besim. Buletin Nëntor 2019.

Përshëndetje të nderuar anëtare, partnere, kolege dhe bashkëpunëtore,

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 6,4 shkallë Rihter, i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave si dhe shumë të plagosur. Shumë shtëpi u shkatërruan dhe mjaft njerëz mbeten pa shtëpi.
SHGPAZ në Tiranë dhe në rrethe u solidarizua për të ndihmuar si me ushqime e veshmbathje ashtu edhe me finacime.
Por një ndihmë të madhe ajo po jep nëpërmjet zbatimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet CFCU pranë Ministrisë së Financës “Për të mësuarin për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë”.
Në këtë fazë po organizohen tryeza të rrumbullakta dhe seminare me gratë sipërmarrëse me moton “Standardet krijojnë besim”, ku diskutohet për sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE. Natyrisht po të zbatoheshin më së miri këto standarde edhe në fushën e ndërtimit pasojat e tërmetit nuk do të ishin kaq të rënda.

SHGPAZ ka shpresë!

SHGPAZ ju prezanton buletinin e radhës, Nëntor 2019, i cili në ditët në vijim do t'u dërgohet edhe në anglisht.

Shkarko / lexo buletinin

Buletini Tetor 2019 Shqip