Zhvillimi i sipërmarrjes femërore në Shqipëri
SME-të janë shtytësi kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri si dhe i krijimit të vendeve të punës. Përfshirja e grave në biznes është një potencial i cili duhet të shfrytëzohet për rritjen më tej të ekonomisë së vendit ashtu si edhe vetë-punësimin dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Sipas INSTAT 2019, gratë menaxhojnë / zotërojnë 25,7 % të bizneseve aktive gjithsej të vitit 2018, krahasuar me 29,7 % gjatë vitit 2017, me një rënie prej 4 pikë përqindje. Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të bizneseve të drejtuara nga gratë, me 41,4 %. Bizneset e drejtuara nga gratë janë kryesisht biznese me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve të drejtuara nga gratë. Megjithatë, gratë drejtojnë 19,6 % të bizneseve me 50 e më shumë të punësuar. 84% e tyre menaxhojnë aktivitete shërbime dhe shumica në tregti dhe 86.7% e bizneseve kanë formën ligjore si person fizik.
Për më shumë kliko këtu.