SEECEL
Misioni i SEECEL ishte për zhvillimin sistematik të mësuarit gjatë gjithë jetës, mbi sipërmarrjen si një kompetencë kryesore, dhe në përafrimin e politikave dhe praktikave me ato të BE-së duke forcuar bashkëpunimin strukturor rajonal.
SEECEL u themelua në vitin 2009 në Zagreb, Kroaci, me iniciativën e tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor (si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova *, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi) dhe Turqia, dhe me mbështetjen e Qeverisë së republikës së Kroacisë, e cila mori rolin kryesor në themelimin e SEECEL.
SEECEL u financua nga Bashkimi Evropian përmes IPA Multi-Country (instrumentit të ndihmës të para anëtarësimit për Shumë-Vende) dhe nga qeveria Kroate. Vendet anëtare të SEECEL japin kontribute financiare bazuar në parimin e solidaritetit.
SEECEL ka përgatitur kompetencat kyç të të mësuarit për sipërmarrjen që nga niveli i ulët ISCED1 deri në ISCED 5/6 universitete. Në vijim duam t’ju prezantojmë këtë eksperiencë pozitive, në ndihmë të të gjithë mësuesve e profesorëve nga cikli i ulët deri në universitet.
Po çfarë është ISCED? Standardi Ndërkombëtar i Klasifikimit për Edukimin (International Standard Classification of Education) shiko link.