Anëtarë të SHGPAZ

Suzana Rama

Titulli: Presidente - INSTITUCIONI JOPUBLIK ARSIMOR "NUMANI"

Profesioni i saj i adhuruar ishte dhe eshte mesuesia,e nevojshme ne cdo sistem, por ekonomia e tregut kerkon me shume se deshire, kerkonte aftesi,perkushtim, skarifice e tolerance. Edhe pse nje fushe e panjohur ne sektorin e marketingut, ajo familjarisht filloi punen ne arsimin jo publik, ne fillim per ciklin e ulet e tetejecar e mepastaj ate te mesem, ciklin e kopshtit e te cerdheve si dhe qender trajnimi edhe per mesuessit e tjere te qytetit. Me butesine dhe durimin e saj, prinderit ishin te qete per t'ia besuar femijet dhe emri i saj lakmohej ne ambientet e arsimdashesve te ketij qyteti me tradita arsimore. Zana, keshtu e therrasin shoqet e koleget, ishte e gatshme te merrte pjese ne zhvillimin e shoqerise civile, duke thene fjalen e mencur te saj dhe duke pershire gjithe boten e saj formuese per te qene nje pjesez e zhvillimit demokratik. Ajo u anetaresua ne SHGPAZ, duke dhene te gjitha vlerat e saj dhe u perpoq te ishte faktor edhe ne politiken lokale. Pozicioni i saj politik per 3 vjet, e vuri ne rendin e pare te nje punonjese shteterore shembull, ne sherbim te taksapaguesve, te atyre qe i kishin dhene aprovimin. Suzana Numani eshte anetare e SHGPAZ qe nga viti 1992, dhe ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet e shoqates brenda dhe jashte vendit. Suzana eshte nje nga grate biznesmene me te suksesshme ne Shqiperi, prandaj eshte zgjedhur gruaja e vitit 2008 per qytetin e Fierit.
 
INSTITUCIONI JOPUBLIK ARSIMOR "NUMANI"
Kompania Numani operon ne fushen e edukimit. Shkolla eshte nje qender edukative bashkekohore qe implementon programe te zhvilluara europiane. Suzana ka nje eksperience te gjere ne edukim dhe menaxhon biznesin me kompetence. Biznesi i saj eshte mjaft social, jo vetem sepse ka te punesuar mbi 80 mesues te zgjedhur sipas meritave profesionale, por edhe sepse arsimon cdo vit femije me probleme te veshtira ekonomike si dhe ato pa nje prind.