Të reja

Tryeza e rrumbullakët, datë 17 Janar 2020 në Vlorë

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 17 janar 2020 në Hotel Bolonja në Vlorë u mbajt Tryeza e Rrumbullakët “STANDARDET KRIJOJNË BESIM”, Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE.
Gjatë këtij takimi u prezantuan përpara grave sipërmarrëse sfidat që paraqiten para biznesit për përmbushjen e standarteve të BE-së dhe ato kombëtare në çdo aktivitet prodhues apo të shërbimeve.
Gjatë këtij seminari nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve u prezantuan përfitimet e biznesit nga zbatimi i standardeve të BE-së dhe ato kombëtare dhe u përqëndrua kryesisht në standardet në fushën e ndërtimit ku zbatohen standardet ndërkombëtare ISO ku janë mbi 1,100 standarde që referojnë ndërtesat dhe ndërtimet si: në strukturë, në mure, në materiale dhe produkte të ndërtimit, në sistemet ngrohje, ftohje dhe ndriçim, në sigurinë nga zjarri, në shkallë dhe ashensor, në beton dhe çimento, lëndë drusore etj.
Nga përfaqësuesit e grave sipërmarrëse në fushën e ndërtimit u diskutua mbi nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor për të patur standarde të detyrueshme në çdo proces të fushës së ndërtimit si dhe institucione që i kontrollojnë zbatimin e këtyre standardeve.