Vlerësim i kontekstit mjedisor për gratë sipërmarrëse në shqipëri
Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ) u kontraktua nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Grupi Mbështetës Teknik për Punën e Denjë (DWT/CO), në Budapest, për të vlerësuar mjedisin ekzistues për gratë sipërmarrëse në Shqipëri, në mënyrë që të analizojë kushtet aktuale, identifikimin e pabarazive dhe promovimin e një mjedisi më të favorshëm për rritjen e sipërmarrjes femërore.
Për projektin u aplikua Instrumenti i Vlerësimit të Integruar të Bankës Afrikane për Zhvillim AfDB/ILO për të vlerësuar mjedisin shqiptar për sipërmarrjen femërore. Në përgjithësi, Struktura e Integruar bazohet në qëndrimin që, nëse grave iu mundësohen burimet e nevojshme, aftësitë dhe mundësitë për nisjen e sipërmarrjes së fortë dhe, nëse ato janë të gatshme të ndjekin rritjen potenciale të sipërmarrjes së tyre për shkak të një mjedisi më të favorshëm aty ku veprojnë, atëherë ekonomia do të përfitojë nga rritja e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Falënderime
Grupi i Punës i SHGPAZ, Znj. Flutura Xhabija dhe Zj. Ivis Noçka, dëshirojnë të falënderojnë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, publike dhe private, institucionet për zhvillim privat të sipërmarrjes, anëtarët e Shoqatës dhe gratë sipërmarrëse që kontribuuan për përpilimin e këtij raporti. Falënderime të veçanta shkojnë për Z. Dragan Radic, Specialist i Lartë për Aktivitetet e Punëdhënësve, pranë DWT/CO për asistencën teknike dhe udhëzimet për raportin. Ky vlerësim u bë i mundur me mbështetjen financiare të Organizata Ndërkombëtare e Punës