Projekti “Nxitja e sipërmarrjes dhe të mësuarit për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë në Shqipëri”
Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ) po zbaton projektin e financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të IPA II – 2014:
“Nxitja e sipërmarrjes dhe të mësuarit për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe gratë në Shqipëri”
Ky projekt ka si objektiv:
Të kontribuojë për njohuri më të mira mbi politikat e BE-së për sipërmarrjen dhe të mësuarin për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe femrat. për të ndikuar më shumë në veprimtarinë e biznesit të tyre, me qëllim përmirësimin e mirëqenies familjare, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të grave sipërmarrëse dhe administratës lokale/ kombëtare.
Objektivat specifike:
- Të rritet ndërgjegjësimi publik i studentëve, nxënësve dhe mësuesve mbi rëndësinë e planit të veprimit të BE-së për sipërmarrjen 2020, si dhe për strategjinë kombëtare dhe programin mbështetës për zhvillimin e sipërmarrjes.
- Të rritet mundësia e punësimit për të rinjtë dhe femrat nëpërmjet programeve të sipërmarrjes dhe të të mësuarit për sipërmarrjen.
-Të forcohen kapacitetet e shoqatave të grave sipërmarrëse në rajone për të përmirësuar dialogun me qeverisjen lokale/ qendrore për implementimin e planit të veprimit për sipërmarrjen 2020 të BE-së.
Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj
Kontributi i BE-së: 39,000 Euro
Aktivitetet shtrihen në 9 qytete: Shkodër, Lezhë, Fushë-Arrëz, Pukë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e Pogradec.
Aktivitetet kryesore:
- Seminare/ trajnime në shkolla dhe universitete në 9 qytete.
- Seminare për informimin e të rinjve dhe femrave për fonde dhe grante të BE-së apo kombëtare në 9 qytete.
- Workshop-e dhe trajnime për transferim njohurish dhe forcim kapacitetesh në rrjetin e OJF-ve të grave sipërmarrëse në 9 qytete.
- Tryeza të rrumbullakta me shoqatat e sipërmarrjes femërore - pushtetin lokal/ qendror - gratë sipërmarrëse, për diskutim në lidhje me politikat nxitëse.
- Workshop-e për prezantimin e eksperiencave më të mira të grave sipërmarrëse.
- Vizitë studimore pranë Qendrës së të Mësuarit mbi Sipërmarrjen SEECEL në Zagreb/Kroaci.
Për më tepër lexoni fletëpalosjen