"Young Women as Job Creators" Project
Cfarë është projekti “Young Women as Job Creators” ,“Gratë e Reja si krijuese të vendeve te punës”, i organizuar nga Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare të Shqipërisë synon të promovojë tranzicionin nga karriera arsimore drejt karrierës profesionale për studentet vajza; për të mbështetur direkt gratë e reja, duke siguruar mjete specifike dhe ekspertizë për vetëpunësim dhe sipërmarrje; për të nxitur promovimin e mundësive të barabarta dhe kanë për qëllim të kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në vendet përfituese.Pjesë e projektit janë dhe takimet në universitete me temë “Ditët e Grave Sipërmarrëse”. Pjesëmarrëset, të cilat tashmë kanë një ide biznesi, do të kenë qasje të lirë në një shërbim konsulence për biznese fillestare (mbështetje në formulimin e Planit të Biznesit) të ofruara nga bashkëpunimi me shoqata kombëtare biznesi. Pjesëmarrëset do të kenë mundësi të marrin pjesë në disa seminare trajnuese për të garantuar suksesin dhe qëndrueshmërinë e start-up-it të idesë fillestare të biznesit. Së fundi, pjesëmarrësit që kalojnë me sukses modulet e trajnimit, do të marrin këshillime individuale në të gjitha fushat për të arritur qëllimin e krijimit të biznesit.