Workshopi për fuqizimin e OJF të grave në Tiranë, 6 Mars 2020
Workshopi për fuqizimin e OJF të grave në Tiranë u zhvillua më dt 6 mars 2020 nga SHGPAZ në kuadër të implemëntimit të projektit të financuar nga BE nëpërmjet CFCU, në vigjilje të ditës ndërkombëtare të grave. Ky takim u realizua në bashkëpunim më Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI), e cila ka mbështetur sipërmarrjen femërore. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme të grave, përfaqësuese dhe lektore të universiteteve, sipërmarrëse të reja e të njohura, diplomate femra, deputete të parlamentit, studente, etj., për të diskutuar se çfarë është bërë deri tani dhe çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen, si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga shteti, për sipërmarrëset dhe gjeneratën e re të vajzave sipërmarrëse, në epokën dixhitale! Bukur të jemi të gjitha bashkë!
Në këtë takim u prezantua eksperienca e sipërmarrëseve të sukseshme nga të cilat duhet të marrim eksperiencë, si rasti i sipërmarrëses Mimoza Petani pronare e “ERBASOL”, e cila e ka filluar biznesin që në vitin 1996 dhe vazhdon sukseshëm edhe sot me produkte farmaceutike dhe kozmetike bio. Rruga e të gjitha grave sipërmarrëse ka qenë e vështirë por ato kanë ditur që të mbijetojnë e të rrisin bizneset e tyre.
Besojuni më shumë grave! Ndihmojini më shumë me grante për fillimin e biznesit. Gratë janë një forcë e rëndësishme me impakt në ekonomi!