Aktivitete të Qendrës

Workshop, 13 Shkurt 2020 në Shëngjin-Lezhë

Më datë 13 shkurt 2020 në Lezhë, në ambjentin e Hotel restorant “DETARI” të sipërmarrëses Dile Ujka u mbajt workshop-i për forcim kapacitete të OJF të grave në Lezhë, në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ.

Gjatë këtij workshopi u prezantuan website se ku mund të gjendet informacioni i nevojshëm, etapat për të shkruajtur një projekt të sukseshëm si dhe u prezantuan vështirësitë e hasura që nga shkrimi i një projekt propozimi e deri në implementimin e tij.