Aktivitete të Qendrës

Seminar, datë 12 Shkurt 2020 në Lezhë

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 12 shkurt 2020, në ambjentet e Hotel “DETARI” Shëngjin me administratore dhe bashkëpronare znj.Dila Ukja, u mbajt Seminari me gratë sipërmarrëse të Lezhës në lidhje me programet në mbështetje të grave sipërmarrëse si dhe Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE.

Gjatë këtij takimi u prezantuan përpara grave sipërmarrëse programet grant që menaxhohen nga AIDA, por që asnjë nga këto gra nuk kishin përfituar. Gjithashtu u prezantua dhe programi në mbështetje të grave sipërmarrëse nga Intesa San Paolo me anë të kredive të buta për kapital punues dhe për investime.

Në takim u diskutuan rreth vështirësive të grave

Gjithashtu në këtëtakim nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve, znj.Elsa Kullolli, u prezantuan përfitimet e biznesit nga zbatimi i standardeve të BE-së dhe ato kombëtare.