Aktivitete të Qendrës

Tryeza e Rrumbullakët - Standardet krijojnë besim, 29 Janar

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 29 janar 2020 në Hotel Tirana International në Tiranë u mbajt Tryeza e Rrumbullakët “STANDARDET KRIJOJNË BESIM”, Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të bashkisë Tiranë, të projektit për Standardet e Sigurisë Ushqimore etj.
Gjatë këtij takimi u prezantuan përpara grave sipërmarrëse sfidat që paraqiten para biznesit për përmbushjen e standarteve të BE-së dhe ato kombëtare në çdo aktivitet prodhues apo të shërbimeve.

Gjatë këtij takimi nga përfaqësuesi i projektit të financuar nga BE-ja për standardet për sigurinë ushqimore, znj. Vanessa Cooling, u prezantuan sfidat e mbështetjes së projektit për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të institucionet shqiptare në kuadër të integrimit në BE, si dhe u dhanë eksperiencat e institucioneve të Irlandës në mbështetje të biznesit eksportues vendas.

Gjithashtu në këtë takim nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve, znj.Dea Nini, u prezantuan përfitimet e biznesit nga zbatimi i standardeve të BE-së dhe ato kombëtare dhe u përqëndrua kryesisht në standardet në fushën e prodhimeve ushqimore. Kjo temë nxiti mjaft debate midis grave sipërmarrëse dhe përfaqësuesve të insitucioneve që jo vetëm të prezantohen standardet, por ka mjaft mungesa në hallkat e kontrollit në prodhim e në treg të ketyre standardeve. Më tej u prezantuan standardet në fushën e ndërtimit ku zbatohen standardet ndërkombëtare ISO ku janë mbi 1,100 standarde që referojnë ndërtesat dhe ndërtimet si: në strukturë, në mure, në materiale dhe produkte të ndërtimit, në sistemet ngrohje, ftohje dhe ndriçim, në sigurinë nga zjarri, në shkallë dhe ashensor, në beton dhe çimento, lëndë drusore etj.