Aktivitete të Qendrës

Trajnim, datë 19 Janar 2020 në Vlorë

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 19 janar 2020 në Vlorë u mbajt trajnimi për forcim kapacitete të OJF të grave në Vlorë “Si të shkruajmë një projekt propozim”. Gjatë këtij trajnimi u prezantua etapat për të shkruajtur një projekt të sukseshëm si dhe u prezantua vështirësitë e hasura që nga shkrimi i një projekt propozimi e deri në implementimin e tij. Shembuj u dhanë nga implementimi i projektit në fjalë dhe u demonstruan nëpërmjet tabletave.