Aktivitete të Qendrës

Pamje nga Seminari: Programet e BE-se/Kombëtare për standardet dhe grante për gratë sipërmarrëse, Shkodër - 13 Dhjetor

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 13 dhjetor 2019 në Hotel Rozafa Shkodër u mbajt seminari “Programet e BE-së/Kombëtare për standardet dhe grante për gratë sipërmarrëse”.

Gjatë këtij seminari u prezantuan sfidat që paraqiten para biznesit për përmbushjen e standarteve të BE-së dhe ato kombëtare në çdo aktivitet prodhues apo të shërbimeve.

Gjatë këtij seminari nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve u prezantuan përfitimet e biznesit nga zbatimi i standardeve të BE-së dhe ato kombëtare dhe u përqëndrua kryesisht në standardet në fushën e ndërtimit ku zbatohen standardet ndërkombëtare ISO ku janë mbi 1,100 standarde që referojnë ndërtesat dhe ndërtimet si: në strukturë, në mure, në materiale dhe produkte të ndërtimit, në sistemet ngrohje, ftohje dhe ndriçim, në sigurinë nga zjarri, në shkallë dhe ashensor, në beton dhe çimento, lëndë drusore etj.