Aktivitete të Qendrës

Takim me Kryetarin e Bashkisë Pukë

Gjatë muajit Maj 2019 u realizua një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pukës për të diskutuar për mundesitë për të nxitur gratë të hapin biznese e të vetëpunësohen. Sipas Kryetarit të Bashkisë Pukë, bashkia nuk merr asnjë lloj takse për bizneset e vogla e të vetëpunësuar, por zona e thellë dhe me pak banorë të cilët vazhdojnë të largohen nga vitit ne vit ka bërë që numri i sipërmarrjeve të drejtuara nga femra të jetë mjaft i vogël.