News

Seminar, datë 18 Janar 2020 në Vlorë

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 18 janar 2020 në Hotel Bolonja në Vlorë u mbajt seminari “Programet e BE-së/Kombëtare për standardet dhe grante për gratë sipërmarrëse”.

Gjatë këtij seminari u prezantuan programet kombëtare dhe të BE-së pë ,mbështetjen me grante të grave sipërmarrëse sidomos ato start up nëpërmjet fondeve të AIDAs si fondi i start up-eve, fondi i konkurrueshmërisë, fondi për artizanatin, fondi për inovacionin, skema IDEA grant.