News

Seminar, datë 7 Shkurt 2020 në Durrës

Në kuadër të implementimit të projektit të financuar nga EU nëpërmjet #CFCU pranë Ministrisë së Financës & Ekonomisë dhe që zbatohet nga SHGPAZ, më datë 7 shkurt 2020, në ambjentet e qëndistarisë së Valbona Sina, u mbajt Seminari me gratë sipërmarrëse të Durrësit në lidhje me programet në mbështetje të grave sipërmarrëse si dhe Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE.
Gjatë këtij takimi u prezantuan përpara grave sipërmarrëse programet grant që menaxhohen nga AIDA, por që asnjë nga këto gra nuk kishin përfituar. Gjithashtu u prezantua dhe programi në mbështetje të grave sipërmarrëse nga Intesa San Paolo.
Në takim u diskutuan rreth vështirësive të grave sipërmarrëse e veçanërisht atyre të Durrësit që pësuan mjaft dëmtime nga tërmeti si në dëmtimin e ambjenteve ku ushtrojnë biznes, ashtu edhe nga rënia e kërkesës gjatë kësaj periudhe pas tërmetit. Ato kërkonin nga pushteti lokal dhe qendror që të lehtësoheshin nga pagimi i taksave dhe detyrimeve në këto muaj derisa të stabilizohej gjendja në Durrës, si dhe të mund të ndihmohen me grante të vogla për të bërë të mundur vazhdimin e biznesit. Deri tani nuk kanë ndjerë ndonjë mbështetje as nga pushteti lokal dhe as nga dhomat e tregtisë.
Gjithashtu në këtëtakim nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve, znj.Elsa Kullolli, u prezantuan përfitimet e biznesit nga zbatimi i standardeve të BE-së dhe ato kombëtare.